Tahiri merr mbështetjen e Bankës Botërore për reformat në administratën shtetërore

Ekonomi

Tahiri merr mbështetjen e Bankës Botërore për reformat në administratën shtetërore

Më: 12 shtator 2020 Në ora: 21:57
Foto nga takimi

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Besnik Tahiri, po qëndron për vizitë zyrtare në Vjenë, ku është takuar me Linda Van Gelder, drejtoreshë e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, me të cilën thotë se ka diskutuar për partneritetin e Qeverisë së Kosovës me Bankën Botërore.

“U dakorduam që të punojmë së bashku në procesin e reformave, duke thelluar bashkëpunimin tonë për të shtyrë përpara reformat në administratën shtetërore, Ligjin e Qeverisë, atë të Inspekcioneve, të Pagave në Sektorin Publik, Financave Lokale dhe Programin për Reduktimin e Barrës Administrative”, ka deklaruar zëvendëskryeministri Tahiri.

Ndërkaq, Van Gelder, citohet ta ketë njoftuar zëvendëskryeministrin Tahiri për ndihmat financiare që do të vijnë nga Banka Botërore, si në programe zhvillimore dhe infrastrukturore, ashtu edhe për programin që do të ndihmojë bizneset e vogla dhe të mesme.

Po ashtu, njoftohet se në këtë takim është biseduar edhe për vizitën që ekipi i qeverisë i kryesuar nga ministrja e Financave do ta ketë në SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat