ASK konstaton se ka rritje të çmimeve në produktet ushqimore dhe sigurimin e veturave

Ekonomi

ASK konstaton se ka rritje të çmimeve në produktet ushqimore dhe sigurimin e veturave

Më: 13 shtator 2020 Në ora: 08:06
Foto ilustrim

ASK ka konstatuar se ka  rritje të çmimit të produkteve ushqimore dhe rritje të sigurimit të veturave për 19.7%.

Janë produkte esenciale për jetës.

Por, çmimi i tyre është rritur edhe në kohë pandemie.

Në një konstatim të tillë ka ardhur Agjencia e Statistikave të Kosovë.

Megjithëkëtë shitësit e produkteve, mohojnë se janë rritur çmimet.

Dallime të mëdha në çmime nuk po vërejnë as qytetarët.

Por, gjithë këtë situatë shumë shqetësuese po e sheh edhe Selatin Kaqaniku nga shoqata konsumatori.

Ai thotë se nëse vazhdon ky trend i rritjes së çmimeve , në fund të vitit rritja do të jetë e madhe.

Agjencia nee Statistikave të Kosovës  ka lajmëruar edhe rritjen e çmimit  për sigurimin e automjeteve

Shoferët për të siguruar veturat e tyre duhet të paguajnë një rritje prej 19.7%

Agan Hajdarhoxha thotë se kjo rritje po vjen pas lajmërimit të rritjes prej 26%

Hajdarhoxha thotë se për të regjistruar një veturë çmimi sillet rreth 300 euro

Ngritja e çmimit  e sigurimeve të veturave ishte kundërshtuar edhe vitin e kaluar me anë të një proteste simbolike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat