Shkalla e papunësisë në vendet e OECD-së bie në 7.7 për qind

Ekonomi

Shkalla e papunësisë në vendet e OECD-së bie në 7.7 për qind

Më: 14 shtator 2020 Në ora: 11:01
Foto Ilustrim

Shkalla e papunësisë në vendet e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) për muajin korrik ra në 7.7 për qind në korrik.

Sipas OECD-së, shifra ra nga 8 për qind në muajin qershor, por ende qëndron 2.5 pikë përqindje mbi normën në që ishte në muajin shkurt, para se pandemia COVID-19 të ndikonte tregjet e punës.

Shkalla e papunësisë në Eurozonë u rrit për të katërtin muaj radhazi në 7.9 për qind në muajin korrik nga 7.7 për qind sa ishte muajin e mëparshëm.

Pavarësisht rënies në bazë mujore në korrik për shkak të rënies së vazhdueshme të numrit të njerëzve në pushim të përkohshëm, nivelet e papunësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada mbetën më të larta se nivelet para pandemisë.

Shifrat në Kanada dhe SHBA ranë me 1.4 përkatësisht 0.9 pikë përqindje në 10.9 për qind dhe 10.2 për qind.

OECD është themeluar në vitin 1961 dhe përbëhet nga 37 vende anëtare. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat