Bie importi i mallrave serbe

Ekonomi

Bie importi i mallrave serbe

Më: 14 shtator 2020 Në ora: 14:01
Foto ilustrim

Taksa 100 për qind, por edhe fushata kundër mallrave serbe kanë ndikuar që qytetarët e Kosovës  të mos i kenë në plan këto produkte.

Importi i mallrave nga Serbia ka rënie të madhe. Madje ky shtet nuk hyn as në 10 vendet e para prej të cilave importon Kosova.

Sipas shifrave të Doganës së Kosovës, krahasuar me vitin 2018 kur Serbia ishte vendi numër një për import në Kosovë, këtë vit ajo renditet e 12-a.

Sipas Adriatik Stavilecit, Zëdhënës i Doganës, vendet në të cilat Kosova ka shënuar shifrat më të larta të importit janë Gjermania, Turqia, Kina, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

Ndërsa mallrat më të importuara gjatë kësaj periudhe janë produktet e duhanit, automjetet, industria ushqimore, si dhe materiali ndërtimor, ndërkaq ato të eksportuara janë kryesisht metalet.

Nga 229 milionë euro sa ishin vitin e kaluar për periudhën janar-gusht, këtë vit janë mbledhur 265 milionë euro ose 36 milionë euro më shumë nga eksporti.

Për shkak të pandemisë Dogana ka 100 milionë euro më pak të hyra se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Në vitin 2018 Kosova vendosi taksë 100 për qind për mallrat serbe dhe ato të Bosnjë-Hercegovinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat