Klubi i Prodhuesve përkrah iniciativën që institucionet publike t’i mbështesin prodhimet vendore

Ekonomi

Klubi i Prodhuesve përkrah iniciativën që institucionet publike t’i mbështesin prodhimet vendore

Më: 14 shtator 2020 Në ora: 16:01
Klubi i Prodhuesve

Klubi i Prodhuesve të Kosovës gjatë një takimi me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka përkrahur ftesën drejtuar institucioneve publike dhe shtetërore të vendit që t’i mbështesin prodhimet vendore.

Sipas KPK-së, kjo ftesë kërkon që në procedurat e tenderimit këto institucione të fusin si kriter edhe prodhimin vendor.

Klubi i Prodhuesve falënderon Ministrinë e Tregtisë në përkrahjen e produkteve vendore.

Po ashtu, gjatë takimit u diskutua edhe për sfidat me të cilat po përballen prodhuesit gjatë kohës së pandemisë COVID-19, por edhe kërkesat e menjëhershme të tyre për rimëkëmbje nga kjo gjendje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat