Grenell: Bisedimet ishin të ashpra, të dy palët kanë dashur më shumë

Ekonomi

Grenell: Bisedimet ishin të ashpra, të dy palët kanë dashur më shumë

Nga: F.B Më: 15 shtator 2020 Në ora: 09:15
Grenell

Ndërmjetësuesi i bisedimeve mes Beogradit edhe Prishtinës Riçard Grenell ka deklaruar për radion serbe në Çikago se bisedimet mes dy palëve në Uashington ishin të ashpra, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Sipas Grenell të dy palët kanë dashur më shumë.

Lidhur me ftesën për presidentin Tramp që të vizitoj Serbinë, Grenell tha se presidenti i gëzohet ftesës edhe vizitës por ende nuk ka datë të caktuar, transmeton Sputnjik.

Ndërsa lidhur me bisedimet mes palëve, Grenell tha se presidenti i Serbisë Vuçiq “fuqishëm luftoi për popullin serb”, gjë që pritej dhe se bisedimet ishin “të ashpra dhe të dy palët donin më shumë”.

Sipas tij Tramp ka inkurajuar palët dhe regjionin që vërtetë të tregojnë se po zhvillohet ekonomia.

"Presidenti do gëzohet të vij, por ende nuk ka datë të përcaktuar” tha ai në intervistën për dr Olgu Ravasi, kryetare e grupit "Amerikanët serb për Trampin 2020".

Grenell tha se për fillim më e rëndësishmja është për qëndrimi në realizimin e asaj për çka janë pajtuar palët. "Kryesorja të koncentrohemi në hapjen e vendeve të punës dhe projekte ekonomike ", tha Grenell.

Ai përkujtoi se marrëveshja për normalizimin ekonomik parashikon projekte infrastrukturore dhe ndërtimin e rrugëve, hekurudhave dhe për qëndrimin në projekte për të rinjtë në regjion për jetë më të mirë.

Lidhur me vendosjen e selisë së Agjensionit zhvillimor amerikan DFC në Beograd, Grenell tha se “Serbia ka ekonomi të shkëlqyeshme dhe ka një seri të projekteve ku mund të punohet".

"Nevojiten ekipe në terren që të mund arrihet pajtimi për shumë projekte në të cilat punojmë“, duke përsëritur se ShBA konsiderojnë duhet për qëndruar në ekonomi e vende të reja pune.

"Tramp shikon në konfliktin 20-vjeçar që është udhëhequr  gabimisht, ne kemi pyetur çka mund të bëjmë ndryshe, të gjithë thanë se  deri tash jemi foksuar në politikë e ne në ekonomi. Duam që kapitali të vij në regjion ne dyer të hapura, me krijimin  e vendeve të punës dhe të bëjmë atë që nuk e bëjnë tjerët duke u fokusuar vetëm në aspektin politik mes Kosovës edhe Serbisë.

Grenell nënvizoi se problemet duhet të i zgjidhin ata që jetojnë në ndonjë territor.

"Qaska jonë në politikën e jashtme është ndryshe, ne duam që të jemi pjesë e zgjidhjes së problemeve, ato duhet të i zgjidhin nga banorët e vetë vendit në terren. Roli ynë është të ofrojmë dhe sigurojmë para për realizimin e projekteve dhe besojmë se mund të kemi sukses dhe ato para të harxhohen me nikoqirllëk.

Grenell nënvizoi se gjatë bisedimeve u insistua që për një it të ndalohen tentimet e Kosovës për hyrje në organizata ndërkombëtare dhe të bisedohen çështjet kyçe.

"Lidhur me raportet mes Kosovës edhe Izraelit, administrata Tramp konsideron se në çdo mënyrë duhet ndihmuar Izraelin që ndodhet në mjedis i rrethuar me armiq. Andaj nevojitet forcimi i grupit që mbështesin Izraelin dhe kemi dashur që aty të përfshihet Kosova”, tha Grenell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat