Kuvendi i Kosovës nesër vazhdon me seancë plenare, pritet të votohet projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike

Ekonomi

Kuvendi i Kosovës nesër vazhdon me seancë plenare, pritet të votohet projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 15:32
Foto Ilustrim

Kuvendi i Kosovës nesër do të vazhdojë seancën plenare, pas pushimit. Seanca pritet të nis nga ora 10:30, shkruan Gazeta Metro.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate nga drejtoria për media e Kuvendit të Kosovës.

Më poshtë, shihni pikat e rendit të ditës:

 I.       Pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 13, 14, 23 korrik dhe 7 gusht 2020:

1.   Votimi Propozim-Rezolutës lidhur me menaxhimin e Pandemisë COVID-19, të propozuar nga GP i LVV-së,

2.   Votimi i rekomandimeve lidhur me menaxhimin e Pandemisë COVID-19, të propozuar nga GP i PDK-së.

 II.          Pika e papërfunduar nga seanca plenare e mbajtur më 23, 24 korrik dhe 7 gusht 2020:

1.   Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar për situatën financiare të Telekomit  të Kosovës, pas lejimit të  përmbarimit të Vendimit Përfundimtar OEN nr. 20990/MHM, të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Paris, të propozuar nga GP i LVV-së.

III.   Pika e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 7, 13 dhe 14 gusht 2020:

1.   Votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.

IV. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare e mbajtur më 14 gusht 2020:
1.   Votimi në parim i Projektligjit nr.07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat