Banka Botërore: Rimëkëmbja ekonomike globale mund të zgjasë pesë vjet

Ekonomi

Banka Botërore: Rimëkëmbja ekonomike globale mund të zgjasë pesë vjet

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 11:44
Foto ilustrim

Kryeekonomistja e Bankës Botërore, Carmen Reinhart, ka thënë se rimëkëmbja ekonomike globale nga pandemia e koronavirusit mund të zgjasë deri në pesë vjet.

“Ndoshta do të ketë një kthim të shpejtë për shkak se masat kufizuese të lidhura me izolimet janë larguar, por një rimëkëmbje e plotë mund të marrë deri në pesë vjet”, tha Reinhart gjatë një konference të mbajtur në Madrid.

Sipas saj, recesioni do të zgjasë më shumë në disa shtete në krahasim me shtetet e tjera dhe do ta thellojë pabarazinë për shkak se më të varfrit do të goditen më shumë nga kriza në shtetet e pasura dhe vendet e varfra do të goditen më rëndë se vendet e pasura.

Reinhart shtoi se shkalla botërore e varfërisë do të rritet për shkak të kësaj krize dhe kjo do të ndodhë për herë të parë në njëzet vjetët e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat