Demi: Gjysma e qytetarëve do të mund të tërheqin nga Trusti mesatarisht vetëm 31 euro

Ekonomi

Demi: Gjysma e qytetarëve do të mund të tërheqin nga Trusti mesatarisht vetëm 31 euro

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 10:28
Agrom Demi

Analisti i politikave në Institutin për Studime të Avancuara GAP, Agron Demi ka thënë se gjysma e kontributpaguesve pensional mesatarisht mund të tërheqin nga Trusti vetëm 31 euro.

Demi ka thënë se me siguri gjysmën e kësaj shume do ta marrë banka për mirëmbajtje.

“Derisa hanë e pinë ministrat e deputetët, e deri sa i kanë kryer pushimet në det, me mijëra qytetarë janë në ankth se kur do ti marrin 170 euro e kur do kenë mundësi me i tërheq 31 euro prej Trustit. Sjellja e politikanëve ndaj qytetarëve është sjellje prej sadistësh”, ka shkruar Demi në Facebook.

Postimi i plotë:

Gjysma e kontributpaguesve pensional mesatarisht mund të tërheqin nga Trusti VETËM 31 euro. Me siguri gjysmën e kësaj shume do e përbij banka në emër të mirëmbajtjes.
Në anën tjetër, 42.5 euro mesatarisht në dit shpenzon një zëvendëskryeministër vetëm për dreka zyrtare. E 11.748 euro ka kushtu vetëm një biletë aeroplani.
E ka plot punëtorë që ende nuk e kanë marr 170 euro ndihmën e premtuar nga Pakoja “Emergjente”.
Derisa hanë e pinë ministrat e deputetët, e deri sa i kanë kryer pushimet në det, me mijëra qytetarë janë në ankth se kur do ti marrin 170 euro e kur do kenë mundësi me i tërheq 31 euro prej Trustit.
Sjellja e politikanëve ndaj qytetarëve është sjellje prej sadistësh.
Para disa ditësh deri sa po i preja flokët, e pyeta pronarin e lokalit nëse ka përfitu nga Pakoja për pagesën e qerasë së lokalit. “Shyqyr që nuk mbaj shpresa në shtet, se isha tranu” – tha.
E po që ka plotë të tillë që shpresat i kanë bazu të shteti, e dojnë me u tranu nga papërgjegjshmëria e grykësve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat