800 biznese shuhen në vitin e pandemisë, mbi 6 mijë regjistrohen

Ekonomi

800 biznese shuhen në vitin e pandemisë, mbi 6 mijë regjistrohen

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 17:06
Foto ilustrim

Gjatë tetë muajve të parë vitit 2020 janë regjistruar 6,039 biznese, përderisa janë shuar 800 biznese.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Tregtisë përmes një njoftimi për media.

“Në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë (ARBK), gjatë  periudhës 1 janar-31 gusht 2020, janë regjistruar 6,039 biznese të reja, ndërsa 7,472 biznese kanë bërë ndryshime, kurse janë shuar 800 biznese me kërkesë të tyre”, thuhet në njoftimin e tyre.

Njoftimi i plotë:

Gjatë tetë muajve janë regjistruar 6,039 biznese

Në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë (ARBK), gjatë periudhës 1 janar-31 gusht 2020, janë regjistruar 6,039 biznese të reja, ndërsa 7,472 biznese kanë bërë ndryshime, kurse janë shuar 800 biznese me kërkesë të tyre.

Të gjitha procedurat për regjistrimin e një biznesi, kryhen në përputhje me Ligjin për shoqëritë tregtare.

Numri total i lëndëve të procesuara gjatë kësaj periudhe është 14,311 lëndë, ku prej tyre kanë qenë:

• Në kategorinë Biznes individual janë regjistruar 2,481 biznese;

• Në kategorinë Ndryshim në biznes janë bërë ndryshime në 3,379 biznese;

• Në kategorinë Shuarje e biznesit, me kërkesë të bizneseve, janë shuar 722 biznese individuale;

• Në kategorinë Ortakëri e Përgjithshme janë regjistruar 3 biznese, ndërsa ndryshime janë bërë në 57 biznese, kurse shuarje kanë qenë 6;

• Në kategorinë Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar janë regjistruar 3,517 biznese, ndërsa ndryshime janë bërë në 3,883 biznese dhe 67 shuarje;

• Në kategorinë Shoqëri Aksionare janë regjistruara 4 biznese, ndryshime janë bërë në 97 biznese, ndërsa shuarje nuk ka pasur;

• Në kategorinë Kompani të Huaja-dega në Kosovë janë regjistruar 30 biznese dhe ndryshime janë bërë në 56 biznese, kurse janë shuar 5 biznese;

• Në kategorinë Kooperativa Bujqësore janë regjistruar 3 biznese;

• Në kategorinë Zyre Përfaqësuese në Kosovë është regjistruar 1 biznes.

Për më shumë informata klikoni në linkun : https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=16426

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat