Gastronomët pezullojnë protestën e së premtës, presin të hënën vendimin e Qeverisë

Ekonomi

Gastronomët pezullojnë protestën e së premtës, presin të hënën vendimin e Qeverisë

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 15:33
Protesta

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës përmes një njoftimi në FB, thoë se përshëndetë qëndrimin e marrë nga mbledhja e djeshme e Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me COVID-19, në të cilin ishte e pranishme.

Sipas tyre rekomandimet e këtij komiteti ishin që masat sa i përket orarit të punës dhe qarkullimit të përsonave fizikë duhet që të lehtësohen.

“Kjo me arsye sepse vlerësimet e fundit lidhur me gjendjen e përhapjes së COVID-19, tregojnë se ka përmirësime të dukshme në uljen e numrit të rasteve pozitive.

Këto rekomandime u mbështetën edhe nga Ministri i Shëndetësisë, z. Armend Zemaj, i cili në takimin e realizuar sot me shoqatën tonë, u zotua që vendimi i Qeverisë së Kosovës do të jetë pozitiv, pasiqë këto vendime gjithnjë janë në përputhje me rekomandimet e komitetit.

SHGK nëpërmjet secilit organizim, takim apo mbledhjeje të realizuar, ka kërkuar që masat sa i përket orarit të punës dhe qarkullimit të personave fizikë të shtyhen deri në ora 12:00, e poashtu ka kërkuar që aktivitetet e shërbimeve në hapësira të brendshme të lehojen sa më shpejtë.

Në bazë të këtyre zhvillimeve, kemi vendosur që protesta e caktuar të premtën me dt. 25.09.2020, të pezullohet deri në marrjen e vendimit të Qeverisë, të hënën me dt. 28.09.2020. Në rast të mosmarrjes së këtij vendimi, atëherë të hënën do të ju njoftojmë lidhur me datën dhe kohën e mbajtjes së kësaj proteste, me organizim dhe mbështetje sa më të madhe”, thuhet në njoftim.

Më tej ata shkruajnë se garantojnë sektorin e gastronomisë se me të gjithë kapacitetin që kanë, nuk do të ndalen asnjë ditë duke avokuar për interesin dhe shërbimin e qytetarëve.

“Ju falëderojmë për mbështetjen tuaj dhe zotohemi që kjo sfidë do të kalohet me pasoja sa më të vogla”, përfundon shkrimin kjo shoqatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat