Rrjeti energjetik i Kosovës përfundimisht i pavarur

Ekonomi

Rrjeti energjetik i Kosovës përfundimisht i pavarur

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 15:47
Foto ilustrim

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka bërë të ditur se nga takimi i mbajtur sot i RGCE-ENTSO-E, suksesshëm u votua hyrja në fuqi marrëveshja e kyçjes në mes Opertatorit të Sistemit, Transmisonit dhe Tregut të  energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) dhe Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit të Energjisë (ENTSO-E).

Haradinaj-Stublla ka falënderuar të gjithë operatorët nga shtetet mike por edhe nga ato që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, që e kanë votuar dhe e kanë përkrahur Kosovën në kuadër të Grupit Regjional të Evropës Kontinentale.

“Jetësimi i pavarësisë energjetike për Republikën e Kosovës, është një lajm i rëndësishëm për popullin dhe shtetin e Kosovës, zhvillimin ekonomik dhe plotësimin e subjektivitetit ndërkombëtar. Shpreh mirënjohjen e thellë Gjermanisë, Francës, Italisë dhe gjitha vendeve anëtare të Grupit Regjional të Evropës Kontinentale”, ka shkruar Haradinaj-Stublla në Facebook, transmeton Ujdia për pavarësimin energjetik të Kosovës ishte firmosur më 30 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat