Balaj-Halimaj - qumështarëve: Po bëjmë të pamundurën për t’ju ndihmuar

Ekonomi

Balaj-Halimaj - qumështarëve: Po bëjmë të pamundurën për t’ju ndihmuar

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 22:17
Albulena Balaj-Halimaj

Zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimaj ka deklaruar se Qeveria e Kosovës i kupton shqetësimet e fermerëve dhe prodhuesve të qumështit dhe po bën të pamundurën që t’u dilet në ndihmë.

Ajo në Facebook ka shkruar se nuk mund të ketë zhvillim të hovshëm ekonomik pa fuqizimi të prodhuesve vendorë dhe sektorit privat.

“Vendimi i ministrit Krasniqi për ndalimin e përkohshëm të vajit të palmës është në kuadër të vendimeve që ministri po i merr për mbrojtjen e konsumatorit”, ka shkruar Balaj-Halimaj.

Postimi i plotë:

Qeveria e Kosovës që nga dita e parë e punës si prioritet të saj, padyshim e ka përkrahjen e prodhuesve vendor, në këtë rast fermerëve dhe përpunuesve të qumështit. Ne vlerësojmë se nuk mund të ketë zhvillim të hovshëm ekonomik për sa kohë që nuk fuqizojmë prodhuesit vendor dhe sektorin privat në përgjithësi.

Ditëve të fundit kemi parë disa protesta të fermerëve dhe prodhuesve të qumështit, dhe ne i kuptojmë shqetësimet e tyre. Ne jemi të vetëdijshëm me vështirësitë që po përballët ky sektor si rezultat i pandemisë COVID-19, por në anën tjetër Qeveria dhe ministri Vesel Krasniqi po bëjnë të pamundurën për t’u dalë në ndihmë jo vetëm këtij sektori, por të gjithë atyre që kanë nevojë për ndihmën e shtetit.

Ndërsa, vendimi i ministrit Krasniqi për ndalimin e përkohshëm të vajit të palmës është në kuadër të vendimeve që ministri po i merr për mbrojtjen e konsumatorit.

Tanimë me vendim të Qeverisë është dyfishuar subvencionimi për litër të qumështit, ndërsa në kuadër të Pakos për rimëkëmbje ekonomike parashihet që të subvecnionohet 25% e çmimit të qumështit që është në stok.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat