Rreth 46 milionë vende pune mund të humben në industrinë e aviacionit

Ekonomi

Rreth 46 milionë vende pune mund të humben në industrinë e aviacionit

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 17:33
foto ilustrim

Industria e aviacionit është goditur rëndë nga pandemia gjersa raportohet se deri më tani kanë humbur vendin e punës rreth 46 milionë njerëz në nivel global.

E gjithë kjo shkaku i rënies së numrave të fluturimit, kurse vendet e magazinimit për aeroplanët po mbushen.

Mbyllja totale e industrisë për disa muaj, rimëkëmbja e ngadaltë dhe natyra e ndalimit/fillimit të rihapjes, do të thotë që udhëtimet ajrore nuk do të rikuperohen në nivelet para COVID-19 deri në vitin 2024.

“Analiza jonë tregon se deri në 4.8 milionë vende pune në aviacionin britanik mund të humbasin, një ulje prej 43 për qind nga nivelet e para COVID-19”, tha Michael Gill, drejtori ekzekutiv i The Air Transport Action Group.

Ai tha se, përveç dhënies së mbështetjes së punësimit, qeveritë gjithashtu duhet të ishin të qëndrueshme në mesazhet e tyre në mënyrë që udhëtarët të mos “u nënshtrohen deklaratave të rastësishme të karantinës dhe ndryshimit të vazhdueshëm të listave të destinacioneve të pranueshme dhe të papranueshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat