​ATK dhe Dogana aksion në disa mobilshop-at në Prishtinë

Ekonomi

​ATK dhe Dogana aksion në disa mobilshop-at në Prishtinë

Më: 6 tetor 2020 Në ora: 12:01
Foto ilustrim

Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, sot është duke zhvilluar aksion në Prishtinë tek disa subjekte, nga sektori që veprimtari kanë shitjen dhe servisimin e telefonave mobil të njohur ndryshe edhe si mobilshop.

Sipas ATK-së qëllimi këtij aksioni është parandalimi dhe luftimi i ekonomisë jo-formale në këtë sektor, i cili është vlerësuar paraprakisht se ka rrisk të lartë të in-formalitetit.

“Ky aksion është duke u zhvilluar edhe në këto momente, ku deri më tani janë duke kontrolluar disa subjekte, mirëpo ATK dhe Dogana do t’ju mbajnë të informuar në kohë rreth rrjedhës së aksionit, përmes një konferencë për media ose përmes një komunikatë të zgjeruar për media. ATK të gjitha aktivitetet e saj për luftimin dhe parandalimin e ekonomisë jo-formale i ka në harmoni me Strategjinë Kombëtare të Republikës së Kosovës për Parandalimin dhe Luftimin e Ekonomisë Jo-formale, Pastrimin e Parave, Financimin e Terrorizmit dhe Krimeve Financiare 2019-2023, si dhe bazuar në Planin Operative të ATK-së, analizën e riskut dhe Departamentin e Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës”, thuhet në njoftimin e ATK-së. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat