Ligji i vonuar, 'mund të ketë ndërmarrje që kanë falimentuar', akuzat e ekspertit të ekonomisë ndaj Qeverisë

Ekonomi

Ligji i vonuar, 'mund të ketë ndërmarrje që kanë falimentuar', akuzat e ekspertit të ekonomisë ndaj Qeverisë

Nga: G.B Më: 12 tetor 2020 Në ora: 21:18
Kuvendi i Kosovës

64 deputetë kanë votuar pro Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, i cili u soll në Kuvend për të shtatën herë.

Ligji u votua në lexim të parë, derisa duhet të votohet dhe në lexim të dytë.

Kundër këtij Ligji kanë votuar partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje dhe PDK.

E votimin e këtij Ligji e sheh të vonuar, eksperti i ekonomisë, Lekë Musa.

Ai ka thënë për gazetën "Bota sot" se kjo pasi shumë ndërmarrje tashmë kanë falimentuar, duke shtuar se qëllimi do të duhej të ishte ruajtja e vendeve të punës dhe krijimi i të rejave.

Image
Lekë Musa

"Është i vonuar në fakt ligji. Tanimë mund të ketë ndërmarrje që kanë falimentuar. Qëllimi do të duhej të jetë të ruhen vendet e punës dhe të krijohen të rejat. Tani këto masa do të jenë pozitive në rast se ndikojnë në rritje ekonomike të qëndrueshme, d.m.th krijohet vlera e shtuar në Kosovë. Këtë po e them sepse disa prej masave do të ndikojnë vetëm në konsum e që do të rrit importin. Kjo ndikon në bilanc tregtar dhe rritje të ekonomive të vendeve tjera e jo të Kosovës", është shprehur ai.

Sa i përket asaj se a pret që të votohet ky ligj edhe në lexim të dytë, ai vlerëson se nuk dihet pasi partitë po mërzitën vetëm që të dëmtojnë partitë kundërshtarë dhe jo për mirëqenien e qytetarëve.

"Nuk mund ta di se a kalon në lexim të dytë sepse partitë politike absolutisht nuk mërziten për mirëqenien e qytetarëve. Ata mërziten vetëm për të dëmtuar partitë kundërshtarë, edhe pse kjo dëmton qytetarët", ka deklaruar Lekë Musa për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat