U votua projektligji për rimëkëmbje ekonomike, eksperti ekonomisë i ashpër me ata që nuk e votuan: Ja kush është fajtori kryesor…

Ekonomi

U votua projektligji për rimëkëmbje ekonomike, eksperti ekonomisë i ashpër me ata që nuk e votuan: Ja kush është fajtori kryesor…

Nga: G.B Më: 12 tetor 2020 Në ora: 22:22
Kuvendi i Kosovës

Vetëm herën e shtatë që u soll në Kuvend, Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike arriti të merrte votat e duhura që të kalonte.

E për këtë ligj votuan 64 deputetë të Kuvendit të Kosovës, derisa PDK dhe VV votuan kundër tij.

Ligji u votua në lexim të parë, derisa duhet të votohet dhe në lexim të dytë.

Lidhur me këtë, eksperti i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, ka thënë për gazetën "Bota sot" se fakti që deputetët nuk e votonin ishte shembull aspak dinjitoz në raport me qytetarët.

"Mos gatishmëria për të votuar ishte një shembull aspak dinjitoz i deputetëve në raport me qytetarët për faktin që për dy dekada kishin rastin për të dhënë votën në zbutjen dhe përmirësimin e mirqënies së qytetarëve në një situatë pandemike, duke qenë dëshmitarë që pandemia ka rënduar edhe më shumë mirëqenien e qytetarëve në vend", ka thënë ai.

Image
Mustafë Kadriaj

Sipas Kadriajt, faji më i madh për dështimin për kalimin e ligjit për gjashtë herë, bie mbi koalicionin qeverisës, që nuk mund të siguronin votat e nevojshme.

"Sado që ka vend për vërejtje dhe mangësi të ligjit, qytetari priste votën e deputetëve por si gjithnjë deputetët për fat jo të mirë, besimin e qytetarit e kthen në interes të subjektit dhe liderit partiak. E them këtë sepse ishte shembulli më i qartë që gjashtë herë dështoi, ku faji më i madh bie mbi koalicionin qeverisës, duke mos siguruar numrat dhe pa amnistuar edhe opozitën. Pra kishim një neglizhencë nga ana e koalicionit qeverisës dhe njëherësh një opozitë që i gëzohej faktit për mos kalimin e ligjit", ka vlerësuar Kadriaj.

Ai shton se megjithatë duhet vlerësuar që kaloi ligji në lexim të parë dhe duhet sa më shpejt të votohet dhe të procedohen pagesat që janë në shërbim të qytetarëve.

"Por sidoqoftë, duhet vlerësuar që u siguruan numrat për kalimin e ligjit në lexim të parë dhe në kohën më të shkurtër të votohet dhe njëherësh organet ekzekutuese të procesojnë që pagesat janë në shërbim të qytetarëve, për faktin që të kalojnë më lehtë stinën e dimrit. Pra një procesim sa më në kohë, do të ketë efektin e dominos sepse do rritet fuqia blerëse e cila do të ndihmojë në qarkullim biznesor dhe rrjedhimisht bizneset përmes taksave dhe tatimeve do ndikojnë në arkën e shtetit", ka deklaruar Mustafë Kadriaj për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat