Shitja e policave kufitare ka rënë për 63,1 %

Ekonomi

Shitja e policave kufitare ka rënë për 63,1 %

Më: 14 tetor 2020 Në ora: 11:37
BKS

Gjatë tetë muajve të parë të këtij viti shitja e policave kufitare ka rënë prej hiç më pakë se 63,1 % në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Bazuar në të dhënat që ka publikuar në faqen e saj në rrjetin social Byroja Kosovare e Sigurimeve ka bërë të ditur se nga fillimi i vitit e deri në fund të muajit gusht referuar të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës shihet se janë shitur 113,232 polica nga 307.488 sa janë shitur gjatë periudhës janar-gusht 2019.

Sipas të dhënave të prezantuara nga Byroja pra kemi 194,225 polica kufitare të shitura më pakë gjatë periudhës janar-gusht 2020 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak “63,1 % ka rënë shitja e policave kufitare gjatë periudhës janar-gusht 2020 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak” thuhet në njoftimin e publikuar nga Byroja Kosovare e Sigurimeve.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat