Dështon mbledhja e komisionit hetimor për procesin e privatizimit në Kosovë

Ekonomi

Dështon mbledhja e komisionit hetimor për procesin e privatizimit në Kosovë

Më: 14 tetor 2020 Në ora: 14:03
Foto Ilustrim

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar mbledhja e komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë.

Sot ishte paraparë intervistimi i kryesuesit të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit Bajram Zejnullahu.

Pjesëmarrës në këtë komision ishin vetëm kryetari Hajrulla Çeku, anëtari nga PDK, Sejdi Hoxha, anëtari nga AAK, Bekë Berisha dhe Fidan Rekaliu nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ndërsa, nesër janë të parapara dy intervistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat