Këshilli i Investitorëve Evropian- EIC dënon sulmin ndaj Raiffaisen Bank Kosova

Ekonomi

Këshilli i Investitorëve Evropian- EIC dënon sulmin ndaj Raiffaisen Bank Kosova

Më: 17 tetor 2020 Në ora: 14:29
Raiffaisen Bank

Si përfaqësues i Investitoreve evropian në Kosovë, Këshilli I Investitorëve Evropian e dënon rënd sulmin vulgar të shkaktuar në orët e hershme të mengjesit ndaj degës së Raiffaisen Bank Kosova, në Ferizaj. Sipas njoftimeve nga autoritetet banka është dëmtuar me mjete plasëse dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Veprimet e tilla të dhunshme ndaj investitorëve të huaj, nga kushdo që bëhen përveq se veprime kriminale janë kërcenim direkt për zhvillimin ekonomik të vendit, cenojnë rendin dhe ligjin dhe si të tilla janë të dënueshme.

Këshilli i Investitorëve Evropian u bënë thirrje autoriteteve të vendit që të ndërmarrin veprimet e nevojshme që akterët e këtij sulmi të nxirren para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.

Raiffaisen Bank është investitor lider në sektorin bankar në vend, duke kontribuar kështu në stabilitetin financiar dhe zhvillimin ekonomik. Mbështetjen e iniciativave biznesore dhe krijimin e standardeve me të mira të të bërit biznes në vend.

Drejtori Ekzekutiv i EIC z. Emrush Ujkani theksoi për medie “ Shpresojmë që veprime të tilla kriminale të mos ndodhin më, ky nuk është shembulli që duam të japim para investitorëve të huaj, përforcimi i rendit dhe ligjit janë faktor kyq të tërheqjes së investimeve direkte për vendin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat