Klubi i Prodhuesve kërkon nga Qeveria e Kosovës lirim nga TVSH-ja për blerjet e produkteve dhe shërbimeve vendore

Ekonomi

Klubi i Prodhuesve kërkon nga Qeveria e Kosovës lirim nga TVSH-ja për blerjet e produkteve dhe shërbimeve vendore

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 15:22
foto ilustrim

Klubi i Prodhuesve kërkon nga Qeveria e Kosovës te mundësoj kthimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për blerje të produkteve dhe shërbime vendore.

Sipas KPK-së, të gjithë qytetarët e vendit të cilët blejnë produkte vendore ose kërkojnë shërbime vendore të ju kthehet e gjithë vlera e TVSH-së së paguar.

“Një masë e tillë do te inkurajonte blerjet e prodhimeve vendore, stimuloj konsumin dhe do t’i ndihmonte punëtorët në fabrikat tona që të ruajnë vendet e tyre të punës në këtë kohë të pandemisë. Përkrahja e kompanive prodhuese të produkteve dhe shërbimeve vendore është e domosdoshme sidomos tani kur shumë shtete janë duke i përkrahur kompanitë prodhuese të vendit. Një masë të tillë e ka ndërmarrë edhe Maqedonia e Veriut, ku qytetarët atje gjatë periudhës së fundjavës, kanë mundësinë të blejnë produkte dhe shërbime maqedonase ku pas blerjes TVSH-ja ju kthehet në llogaritë e tyre”, thuhet në njoftimin e KPK-së. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat