​Krasniqi: Me projektligjin për rimëkëmbje do të kemi mundësi t’i ndihmojmë bizneset

Ekonomi

​Krasniqi: Me projektligjin për rimëkëmbje do të kemi mundësi t’i ndihmojmë bizneset

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 16:37
Vesel Krasniqi

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, të enjten ka vizituar bizneset prodhuese në komunën e Suharekës, ku edhe premtoi ndihmë në tejkalimin e sfidave si pasojë e COVID-19.

Ministri Krasniqi, pasi u njoftua nga afër me problematikat e shkaktuara nga pandemia, tha se pas votimit në lexim të dytë të pakos për rimëkëmbje ekonomike, do të ndihmohen të gjitha bizneset.

Krasniqi: Me projektligjin për rimëkëmbje do të kemi mundësi t’i ndihmojmë bizneset

“Kemi marrë iniciativë që të vizitojmë bizneset prodhuese në vendin tonë, të cilat do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim për t’i parë nga afër lidhur me problematikat të cilat i ka shkaktuar pandemia Covid-19. Do të marrim sugjerime nga ta dhe në këtë formë ne si MTI, së bashku me kabinetin qeveritar do të bëjmë përpjekje që t’iu dalim në ndihmë dhe të gjitha sugjerimet e tyre do t’i vendosim në veprim. Ne si Qeveri e Kosovës kemi miratuar në lexim të parë draft ligjin për rimëkëmbje ekonomike, shpresojmë shumë shpejt do të kaloj edhe leximi i dytë, në këtë formë do të kemi mundësi t’i ndihmojmë bizneset”, ka thënë Krasniqi.

Në këtë vizitë ministrin Krasniqi, e shoqëroi kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili kërkoi mbështetje nga ky i fundit për krijimin e një zone industriale në Biraq.

Muharremaj: Shumë shpejt do ta kemi një kërkesë për një zonë në Biraq

“Kërkesa e qytetarëve në bizneset e Suharekës është që të kemi një zonë industriale që është shumë me rëndësi. Biseduam me ministrin që shumë shpejtë të kemi një kërkesë, ku e kemi një zonë në Biraq i plotëson kushtet të gjitha që vitin e ardhshëm të fillojmë, për arsye se edhe pse komuna e Suharekës është e mesme, kemi një numër të madh të bizneseve”, ka thënë ai.

Derisa pronari i një kompanie, Shaqir Palushi, kërkoi nga MTI të ndihmojë sektorin prodhues në tejkalimin e kësaj situate.

Palushi: Kemi pas rënie të prodhimit

“Kemi pas vështirësi dhe rënie të prodhimit si rezultat i pandemisë në tregun vendor, por fatmirësisht kemi pasur një rritje 20% në eksport dhe kjo e ka balancuar rrënjën e shkaktuar nga pandemia. Po ashtu, parashtruam disa kërkesa të cilat mendoj që sektori prodhues si sektor strategjik, që të ndihmohet qoftë përmes lirimeve tatimore apo tatimi në fitim në vlerën e eksportit. Mendoj që këto kërkesa nëse realizohen dhe masat me pakon emergjente do ta zbusin ndikimin negativ nga pandemia”, ka thënë Palushi.

Ministri Krasniqi gjatë ditës ka vizituar edhe një fabrikë të mobileve dhe një tjetër të punimit të dritareve nga plastika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat