Oda Ekonomike e Kosovës dhe ajo Amerikane mirëpresin përafrimin e qëndrimeve politike rreth Projektligjit për Rimëkëmbje

Ekonomi

Oda Ekonomike e Kosovës dhe ajo Amerikane mirëpresin përafrimin e qëndrimeve politike rreth Projektligjit për Rimëkëmbje

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 10:03
Foto Ilustrim

Oda Ekonomike Amerikane dhe Oda Ekonomike e Kosovës mirëpresin përafrimin e qëndrimeve politike për kalimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, si përgjigje në thirrjet e vazhdueshme të përfaqësuesve të sektorit privat.

Plotësimi i Projektligjit me rekomandime të mëtejme si dhe shtimi i vlerës monetare së përkrahjes financiare ndihmon në adresimin më proporcional të kërkesave të bizneseve dhe dëmeve të shkaktuara nga pandemia COVID-19.

Prandaj, OEAK dhe OEK u bëjnë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mbështesin projektligjin në seancën e nesërme kur Projektligji pritet që të votohet në lexim të dytë.

Në të njëjtën kohë, të dyja odat ekonomike kërkojnë që sa më shpejtë të jetë e mundur të kryhen përgatitjet e platformave përkatëse si dhe të përpilohen kriteret për shpërndarjen e përkrahjes financiare dhe zbatimin e masave të tjera të parapara me projektligj, në mbështetje të qytetarëve dhe ndërmarrjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat