Hoti: Marrëveshja për nxitje të investimeve e rëndësishme për ekonominë e vendit

Ekonomi

Hoti: Marrëveshja për nxitje të investimeve e rëndësishme për ekonominë e vendit

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 08:55
Pamje nga takimi

(E plotësuar 09:49) - Marrëveshja me DFC-në perspektivë për sektorin privat, këto janë projektet që pritet të financohen

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti ka zhvilluar një mëngjes pune me bizneset, të cilat i ka njoftuar rreth përfitimeve nga Marrëveshja për Nxitjen e Investimeve të Korporatës amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar Financiar (DFC).

Marrëveshjen e nënshkruar në fund të vitit të kaluar, Hoti e ka quajtur mundësi të mirë për bizneset, ku sipas tij do të hap një perspektivë për sektorin privat.

“Pas shpalljes së pavarësisë, marrëveshja më e madhe që ka nënshkruar Kosova është e ajo e MSA-së, e cila sjell investime të rregullta dhe tash është marrëveshja me DFC-në, e cila hap një perspektivë të jashtëzakonshme të sektorit publik dhe atij privat”, tha Hoti

Ai gjatë këtij takimi ka përmendur disa nga projektet që pritet të realizohen.

“Ne e kemi të qartë listën e projekteve dhe si do të financohen nga kjo marrëveshje, që është hekurudha Durrës – Prishtinë, gazsjellësi që vjen në Prishtinë, studimi i fizibilitetit në Liqenin e Ujmanit, është segmenti i autostradës Duhle – Lipjan, projekti i Brezovicës dhe disa projekte të tjera”, ka theksuar ai.

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti gjatë prezantimit të projekteve që pritet të financohen nga DFC-ja amerikane

Hoti ka thënë se me nënshkrimin e kësaj marrëveshje hapet një dritare e pafund për të financuar projektet inovative të sektorit privat.

“Rëndësia e kësaj marrëveshje është për sektorin privat. Hapet një dritare e pafund për te financuar projekte inovative në këtë sektor. Mundësia e parë është financimi direkt në formë kredie. Mundësia e dytë është investimi në ekuitet i kompanive. Mundësia e tretë është garantimi i investimeve”, ka përfunduar Hoti.

Më 31 dhjetor 2020, Hoti dhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett kishin nënshkruar këtë marrëveshje, e cila mundëson vënien në dispozicion të mbështetjes financiare të SHBA-së, veçanërisht në sektorin privat të Kosovës.

DFC përmes një shkrimi në Twitter, ka njoftuar hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshje.

“Marrëveshja e re për nxitjen e investime e DFC-së ka hyrë në fuqi, duke i mundësuar DFC-së të vendosë gamën e saj të plotë të produkteve financiare në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Kjo marrëveshje i pason vizitës së kryeshefit ekzekutiv i DFC-së, Adam Boehler që i bëri Kosovës në muajin shtator, pas nënshkrimit të marrëveshjes ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë më 4 shtator 2020 në Shtëpi të Bardhë. 

***

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka takuar sot përfaqësues të bizneseve, para të cilëve ka folur për përfitimet nga marrëveshja për nxitje të investimeve me Korporatën e ShBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar Financiar (DFC).

Hoti para bizneseve tha se kjo marrëveshje është e dyta për nga rëndësia për ekonominë e Kosovës, pas Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit të vitit 2015, teksa ka shtuar se kjo mbështetje arrin vlerën e 1 miliard dollarëve si shumë fillestare.

Ai theksoi se gjatë qeverisjes së tij janë munduar dhe angazhuar që t'u qëndrojnë pranë bizneseve private.

"Qarkullimi i bizneseve është me i madh se në vitin 2020 kur nuk ka pasur fare pandemi. Unë kërkoj nga ju që të ruani punësimin. Tash jemi para një situate të re më këtë marrëveshjen për nxitje të investimeve, dhe kjo është marrëveshja e dytë më e madhe pas asaj të Stabilizim Asociimit të vitit 2015. Kjo marrëveshje hap një perspektivë të madhe për mbështetje për sektorin publik dhe privat. Hekurudha Durrës-Prishtinë, financimi i autostradës Duhel-Lipjan dhe projekti i Brezovicës dhe disa të tjera do të jenë investimet në sektorin publik.

Ai përmendi edhe përparësitë që ofron kjo marrëveshje për sektorin privat, me ç'rast tha se kjo mbështetje përfshinë çdo sektor dhe çdo ide, dhe vetëm qielli është kufizim.

"Për sektorin privat hapet një dritare e madhe për të financuar bizneset. Granatimi i investimeve, risigurimi i projekteve, financimi i studimeve të fizibilitetit janë disa nga mundësitë që ofron DFC në zhvillimin e ekonomisë në Kosovë në vitet në vijim. Shuma totale shkon në 1 miliard dollarë me maturitet 25 vjet. Kjo është mundësia më e madhe që ka pasur Kosova", u shpreh ai.

Hoti bëri të ditur se për të marrë këtë ndihmë ka edhe kritere e që janë ndikimi në ekonomi, inovacioni dhe gjithpërfshirja.

***

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti mëngjesin e së hënës ka takuar përfaqësues të bizneseve.

Hoti ata i ka njoftuar rreth përfitimeve nga marrëveshja për nxitje të investimeve.

Më 31 dhjetor të viti të kaluar kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti dhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, nënshkruan marrëveshjen për nxitjen e investimeve, e cila mundëson vënien në dispozicion të mbështetjes financiare të ShBA-së, veçanërisht në sektorin privat të Kosovës.

Kjo marrëveshje do t’i mundësojë Korporatës së ShBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar Financiar që të ofrojë gamën e saj të plotë financiare, që përfshin financim të borxhit, investime në ekuitet, sigurim të riskut politik dhe grante në ndihmën teknike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat