Hykmete Bajrami: Nuk do ta heqim akcizën në duhan, do ta shtrenjtojmë atë nëse unë pyetem

Ekonomi

Hykmete Bajrami: Nuk do ta heqim akcizën në duhan, do ta shtrenjtojmë atë nëse unë pyetem

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 20:51
Foto

Kandidatja për deputete, Hykmete Bajrami, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se nuk do ta heqin akcizën në duhan.

Gjithashtu ajo ka thënë se nëse ajo do të pyetet, akciza do të shtrenjtohet.

“Akciza vendoset për ta bërë të shtrenjtë cigaren për secilin duhanpirës e ju e dini që të rinjtë janë shumë potencial, por në qoftë se atyre nuk ju mban xhepi ata nuk e pinë. Ne do të vazhdojmë më mbajt akcizën dhe nëse unë personalisht pyetem do ta shtrenjtojmë akcizën në duhan”, ka thënë Hykmete Bajrami.

Pjesë e debatit të sotëm janë: Fatmir Gashi nga AAK, Hykmete Bajrami nga LDK dhe Elbert Krasniqi nga IRDK, të cilët do të flasin për ‘Zhvillim Ekonomik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat