Qeveria e Kosovës emeton sot obligacione prej 10 milionë euro

Ekonomi

Qeveria e Kosovës emeton sot obligacione prej 10 milionë euro

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 05:54
Ilustrim

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) ka bërë të ditur se sot do të mbahet ankandi i njëmbëdhjetë për vitin 2021.

Në këtë ankand sipas MFPT-së do të emetohen Obligacione me maturitet 10 vjeçar në shumën prej 10 milionë euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (10 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit të kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat