​Kriza energjetike, deputetët e opozitës kërkojnë që të gjendet mundësi që mos të mbyllen “Trepça” e “Ferronikeli”

Ekonomi

​Kriza energjetike, deputetët e opozitës kërkojnë që të gjendet mundësi që mos të mbyllen “Trepça” e “Ferronikeli”

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 12:43
Foto nga komisioni

Deputetët e opozitës sot kanë ngritur çështjen e krizës energjetike dhe vendimin e fundit të Gjykatës Themelore për kompensimin e rrymës së shpenzuar në veri të vendit.

Kryetari i Komisionit Ferat Shala dhe anëtari tjetër i komisionit Pal Lekaj kanë kërkuar nga Qeveria të gjej mënyrë dhe mundësi që për gjigandët e mëdha, kompanitë Trepça dhe Ferronikeli të ndërmarrë masa që mos të mbyllen dhe humbin fabrika që mbyllen nga 1 mijë vende të punës.

“Nëse kështu vazhdon ky trend i çmimit të lartë të energjisë, as një kompani në vend nuk ka me mundur me përballu këtë krizë”, Shala.

Ai ka thënë se për këtë përgjegjësi mbetet e dy ministrive, asaj të MINT dhe të Ekonomisë.

Deputeti nga VV Armend Muja ka thënë se deri tash në Kosovë nuk ka krizë energjetike, përveç në rajon.

Komisioni në mbledhjen e sotme nuk ka mbështetur raportin vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji – ZRRE, për vitin 2020.

Komisioni ka shpallur e konkursin dhe formimi i Panelit intervistues për zgjedhjen e Zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullativ për Shërbimet e Ujit (ARRU).

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat