​Krasniqi: Mbledhjet Kosovë-Shqipëri të kota nëse nuk shihen efektet e marrëveshjeve brenda 6 muajve

Ekonomi

​Krasniqi: Mbledhjet Kosovë-Shqipëri të kota nëse nuk shihen efektet e marrëveshjeve brenda 6 muajve

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 19:35
Skënder Krasniqi

Kryetari i bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi, ka komentuar marrëveshjet e arritura në mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai ka deklaruar se me jetësimin e këshillit koordinues, beson që brenda 6 muajve të shihen efektet e këtyre marrëveshjeve, përndryshe takime të këtilla janë të kota.

Krasniqi në ABC Radar, ka thënë se më herët ka pas rregulla të dyfishta për bizneset, e për të cilat është thënë se do të eliminohen por që kurrë në praktikë nuk kanë ndodhur lehtësira.

Ai ka bërë apel që sa më parë të dy qeveritë shqiptare të ndërmarrin hapa për t’i lehtësuar procedurat për bizneset e vendeve tona, pasi ka vende tjera që më mirë funksionojmë pa marrëveshje dhe pa këso takime. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat