Kosova dhe Shqipëria me marrëveshje për treg të përbashkët të energjisë

Ekonomi

Kosova dhe Shqipëria me marrëveshje për treg të përbashkët të energjisë

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 10:42
Pamje nga konferenca

Zyra e Rregullatorit për Energji e Kosovës (ZRrE) dhe Enti Rregullator i Energjisë së Shqipërisë (ERE), kanë nënshkruar sot memorandum bashkëpunimi për njohjen reciproke të licencave për veprimtarinë e tregtimit dhe furnizimit të energjisë elektrike.

Kjo marrëveshje u quajt një hap i rëndësishëm drejtë integrimit te tregut të energjisë elektrike në mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Kryesuesi i Bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahu, tha se marrëveshja e sotme është në funksion të integrimit të tregut të energjisë elektrike në mes dy vendeve.

"Me qëllim të integrimit të dy tregjeve, sot ne nënshkruajmë memorandumin për njohjen e ndërsjellë të licencave. Një treg i përbashkët do t’i hap rrugë investimeve të reja në sektorin e energjisë", tha ai.

Ndërkaq, Kryesues i Bordit të ERE, Petrit Ahmeti, është shprehur i bindur se kjo marrëveshje e nënshkruar sot do të gjejë menjëherë zbatim në te dyja vendet.

"Këto dokumente që janë hapat e parë të një bashkëpunimi është si një kurorëzim për të pasur një bashkëpunim të frytshëm në mes të dy vendeve. E kam besimin e plotë që do të funksionojë", tha ai.

Këtë marrëveshje e kanë quajtur tejet të rëndësishme edhe ministrja e Ekonomisë Artane Rizavanolli dhe zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, Ilir Bejtja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat