Klubi i Prodhuesve: Sektori i prodhimit të mos përfshihet në reduktimet e energjisë elektrike

Ekonomi

Klubi i Prodhuesve: Sektori i prodhimit të mos përfshihet në reduktimet e energjisë elektrike

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 16:45
Ilustrim

Klubi i Prodhuesve të Kosovës ka shprehur shqetësimin e thellë lidhur me furnizimin me energji elektrike, duke thënë se nevojitet gjetja e alternativave tjera të cilat mundësojnë vazhdimin e punës për bizneset vendore.

Në një komunikatë për media thuhet se kriza elektro-energjetike është duke shkaktuar dëme dhe humbje të konsiderueshme te prodhuesit vendorë, të cilët po detyrohen të furnizohen me energji nga gjeneratorët, gjë e cila vetëm sa shton  shpenzimet, por rrezikon edhe humbjen e vendeve të punës.

“Kërkojmë nga institucionet vendore që të kenë parasysh gjendjen e brishtë të prodhuesve vendorë, dhe të ofrojnë zgjidhje që sektori i prodhimit të mos përfshihet në reduktimet e energjisë elektrike.

Ndërprerja e energjisë nuk është zgjidhje, ajo vetëm sa po vështirëson rrethanat dhe kushtet e sektorit të prodhimit, prandaj duhet të gjinden alternativa tjera të cilat mundësojnë vazhdimin e punës për bizneset vendore. Po ashtu duhet të kemi parasysh që bizneset një kohë të gjatë janë duke e ruajtur paqen sociale, ku edhe paguajnë tarifa shumë më të larta se konsumuesit familjar”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat