Guvernatori Mehmeti: Ekonomia e Kosovës u rrit me 9.9 për qind, edhe falë diasporës

Ekonomi

Guvernatori Mehmeti: Ekonomia e Kosovës u rrit me 9.9 për qind, edhe falë diasporës

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 10:31
Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti

“Viti 2021 konsiderohet vit i sukseshëm për Kosovën, falë diasporës, politikat e qeverisë dhe rolit të BQK-së, ekonomia e Kosovës u rrit me 9.9 për qind”, tha guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti sot në konferencën e fundit për këtë vit.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Fehmi Mehmeti, tha se përkundër pandemisë vendi arriti të ruajë stabilitetin financiar.

Rritje, sipas Mehmetit, shënuan dhe remitencat, që shkuan mbi 900 milionë euro këtë vit.

“Me gjithë vështirësitë, viti 2021 jam i lumtur si guvernator i BQK-së, që kemi arriur me sukses t’i arrijmë objektivat. Kemi arritur që ta sigurojmë një sistem financiar por njëkohësisht kemi qenë shtyllë kryesore e ekonomisë në vend”, tha ai.

“Kishim edhe një rritje të kërkesës së brendshme dhe të importit”, u shpreh Mehmeti.

Sipas të dhënave të BQK-së, 265 milionë euro janë investuar nga investitorët e jashtëm, kryesisht në patundshmëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat