ATK inkason 124 milionë euro më shumë se më 2020, qarkullimi i bizneseve rritet për 33 përqind

Ekonomi

ATK inkason 124 milionë euro më shumë se më 2020, qarkullimi i bizneseve rritet për 33 përqind

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 15:26
Konferenca per media

Drejtori i ATK-së Ilir Murtezaj ka thënë se një ndër objektivat kyçe të kësaj Administrate është edhe inkasimi  dhe përmbushja e planit vjetor për të hyrat. Sipas Murtezajt nga janari deri më 28 dhjetor, ATK ka inkasuar 591.4 milionë euro dhe 209.8 milionë euro kontribute pensionale.

Në konferencën për media ku u prezantua raporti i punës për vitin 2021 dhe po merr pjesë edhe ministri i Financave, Murtezaj tha se  35.4 milionë euro, ATK ka inkasuar më shumë se plani vjetor ose sipas tij 124 milionë euro më shumë se në vitin 2020.

Të hyrat më të mëdha sipas Murtezajt janë nga TVSh-ja.

Derisa përmendi se në vitin 2021 kanë mbledhur borxhe në shumë prej 131 milionë euro.

Sipas ATK-së, edhe qarkullimi i bizneseve është rritur për 33 përqind.

Ndërkaq, 385 mijë punëtorë janë të deklaruar në ATK ose 25 mijë më shumë se në vitin 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat