Bizneset në Kosovë përballen me probleme për shkak të krizës energjetike

Ekonomi

Bizneset në Kosovë përballen me probleme për shkak të krizës energjetike

Më: 5 janar 2022 Në ora: 23:04
Abedin Salihu

Afaristi Abedin Salihu, drejton një kompani me rreth 220 punëtorë në fushën e minierave e mineraleve, ndërtimit, prodhimit të betonit dhe pjesëve të mermerit.

Muajt e fundit thotë ai, ndërprerjet e energjisë elektrike kanë lënë pas vetes pasoja në veprimtarinë e tij dhe që nga 20 dhjetori ka ndërprerë veprimtarinë në një gurore dhe të prodhimit të betonit.

“Arsyet kryesore të kësaj ndërprerjeje janë pikërisht se në linjën ku ne posedojmë guroren tani tensione i rrymës është i ultë dhe nga të cili nuk vazhdojmë absolutiosht me vazhdu me aktivizu makinerinë sepse pastaj ato digjen për shkak të aparaturave dhe sistemin që kanë, tani ato dëshirojnë rrymë stabile dhe kemi ndërprerë aktivitetin dhe kemi çuar disa prej punëtorëve në pushim por me pagesë sepse ata janë punëtorë profesional e nuk mundemi t’i largojmë e pastaj t’i kthejmë e që për neve kanë kosto dhe është një sfidë që ti paguan dhe nuk merr asgjë”, tha ai.

Ai thotë se puna me gjeneratorë është e pamundshme për shkak se makineritë e mëdha kërkojnë sasi të mëdha energjie elektrike dhe si të tilla shpenzojnë shumë derivate të naftës.

“Minimumi i dëmeve ditore sipas një parallogarie që është bërë nga stafi i financave është mbi dy mijë euro, ky dëm i kushton kompanisë çdo ditë për shkak se me përjashtim që t’i nuk punon ke edhe humbje tjera të cilat duhet të kompensohen lidhur me partnerët që i ke, lidhur me punët që duhesh t’i kryesh, pra është një dëm që po shkon duke u rritur e jo duke u zvogëluar, çdo ditë”, thotë ai.

Zoti Salihu thotë se këto ndërprerje e kanë çrregulluar biznesin dhe shumë kolegë të tij po mendojnë të investojnë jashtë vendit për shkak të pasigurisë dhe dëmeve të marrëveshjeve për eksport.

“Këto ndërprerje të rrymës neve të gjithëve, jo vetëm mua, por të gjithë bizneset i ka shkatërru, i ka dekoncetru dhe u ka hupur imigjin që kanë krijuar me vite dhe partneritetet që kanë kriju me vite dhe ne që kemi kriju për eksport jashtë vendit si me Gjermani dhe Zvicër tani ajo është zbehur për shkak se nuk kemi siguri sepsee ai të sheh si një njeri që ke vullnetin por se ki vendin vendin e përshtatshëm ku mundesh me vepru dhe kjo është shumë shqetësuese”, tha ai.

Kosova po përballet javëve të fundit me përkeqësim të situatës me energji elektrike ndërsa është detyruar të importojë rreth 40 për qind të energjisë elektrike.

Qeveria e ka shpallur gjendjen emergjente për të tejkaluar krizën energjetike.

Drejtori i Odës së Afarizmit të Kosovës, Skender Krasniqi, thotë se institucionet e Kosovës është dashur të përgatiten shumë më herët për gjendjen aktuale.

“Është ditur dhe nuk është diçka siç është pandemia që është ardh me shpejtësi të madhe por është diku gjatë verës që do të ketë krizë energjetike në dimër dhe fatkeqësisht as qeveria por as KEDS-i nuk kanë marr masa mjaftueshme që të ketë mbulim dhe blerje më shum ë të energjisë në atë kohë kur çmimi ka qenë shumë më i ulët se tani në mënyrë që të përballojë biznesi edhe qyteri më lehtë këtë krizë”, tha ai.

Zoti Krasniqi thotë se oraret e shkurtimeve duhet të jenë të rregullta dhe të bëhen me paralajëmrim për hir të bizneseve.

“Ndalja e rrymës i bën dy dëme, e ndal edhe kapacitetet prodhuese por dhe biznesit i shkaktohet dëme sepse punëtorin duhet ta paguaj për atë kohë sa ka mungesë, pastaj jemi përballë edhe me një problem tjetër që ka qenë ndalja e rrymës tri fazore, do të thotë ky ka qenë një problem i madh të cilën e kemi njoftu edhe KEDS-in edhe qeverinë sepse kjo ndalje ka qenë e vetëdijshme”, tha ai.

Qeveria e Kosovës vendosi të ndalojë prodhimi i kriptovalutave në të gjithë territorin e Kosovës, për shkak të situatës emergjente me energji elektrike.

Ky vendim për njohësin e fushës së prodhimit të monedhave virtuale, Milot Mehmeti, ishte i ngutshëm dhe i dëmshëm për shumë njerëz të cilët janë të përfshirë në prodhimin e kriptovalutave.

“Ne tash që një kohë jemi në skriptosferë dhe komuniteti është rrit dhe ka grupe në rrjete sociale ku anëtarë mbërrijnë deri në 40 mijë persona dhe mendoj që diku 20 mijë deri 30 mijë familje kjo i ka prek. Ka shumë persona, shokë që minojnë dhe arsye pse nuk kanë migru jashtë dhe janë këtu ende është sepse e kanë gjetë vetën në këtë fushë të ekonomisë”, tha ai.

Ai thotë se ka strategji të ndryshme për të kursyer energjinë elektrike.

“Ka ndoshta strategji që janë me ndriçim publik, ka mundësi që me ndalu shit-blerjen e poqave të vjetra që nuk janë Led të cilët harxhojnë ose humbin diku mbi 60 deri 70 për qind, edhe kjo nuk është shumë e qëndrueshme duke e marr parasysh që krejt në botën prodhimi i kriptovalutave, të gjitha prej tyre e shpenzojnë diku 0.44 për qind të energjisë elektrike, te ne mendoj se kjo është shumë më e vogël”, tha ai./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat