​Rukiqi: Viti 2022 do të jetë shumë më sfidues se sa viti 2021

Ekonomi

​Rukiqi: Viti 2022 do të jetë shumë më sfidues se sa viti 2021

Më: 8 janar 2022 Në ora: 20:18
Berat Rukiqi

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka dhënë disa arsye duke thënë se viti 2022 do të jetë shumë më sfidues se sa viti 2021, në aspektin ekonomik.

Rukiqi ka dhënëkatër arsye, duke thënë se Qeveria, Parlamenti dhe të gjitha institucionet duhet të jenë të hapura për dialog me sektorin privat, në adresimin e temave por edhe shumë çështjeve tjera me rëndësi jetike për zhvillimin e vendit.

“Nuk do të përsëritet vera e vitit 2021, që ishte infuzioni kryesor për shumë ndërmarrje (i ardhur nga diaspora), të dërmuara nga pandemia;

Konsumi do të shënoj rënie, rrjedhimisht edhe norma e rritjes ekonomike do të jetë në rënie. 2 Ky dimër do të jetë më i “gjatë” se tjerët, marrë parasysh problemet me furnizimin dhe çmimet e energjisë elektrike dhe çmimet e rritura në pothuajse të gjithë lëndët e para dhe produktet finale, nga kategoritë e produkteve që ne i importojmë. 3. Paparashikueshmëria me pandeminë do të vazhdoj të sjell kokëçarje për sektorin privat. Sektori privat ende nuk arrin të kuptoj, çka është vlera e vaksinimit me dy dhe tre doza, nëse të njëjtat nuk garantojnë liri të veprimit dhe kryerjes të aktivitetit biznesor. Çdo mase për kontrollimin e pandemisë, duhet të kufizoj të pavaksinuarit e jo ata që me shumë zell e respektuan thirrjen për vaksinim. 4. Do të rritet problemi me fuqinë punëtore. Mosgjetja e punëtoreve me shkathtësi të caktuara është si problem në rritje për të gjithë sektorët. Nëse kjo problematikë vazhdon, ne do të kemi probleme serioze me aftësinë konkurruese”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat