​BSPK: Qeveria është ngutur duke pranuar propozimin për shtrenjtimin e rrymës

Ekonomi

​BSPK: Qeveria është ngutur duke pranuar propozimin për shtrenjtimin e rrymës

Më: 18 janar 2022 Në ora: 16:53
Foto ilustrim

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) thotë se Qeveria ka bërë veprim të ngutshëm duke pranuar propozimin për shtrenjtimin e rrymës.

Në komunikatën për medie thuhet se BSPK ka pritur me shqetësim propozimin e KEDS-it drejtuar ZRRE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

BSPK thotë se arsyetimi i KEDS-it se rritja e energjisë elektrike është si pasojë e ngritjes së çmimit të importi nuk mund të pranohet edhe po të jetë i saktë.

“Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës e priti me mjaft shqetësim propozimin e KEDS-it drejtuar ZRRE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike, e me tejet shqetësim miratimin nga Qeveria të këtij propozimi. Arsyetimi i KEDS-it se rritja e çmimit të energjisë elektrike është pasojë e ngritjes së çmimit të importit nuk mund të pranohet edhe po të jetë i saktë, dhe krejt kjo se popullata është shtrënguar plotësisht duke iu përkeqësuar gjendja ekonomike e sociale. Edhe të punësuarit, të cilët për shkak të moscaktimit të pagës minimale, po edhe pjesa tjetër e popullatës e cila varet nga ndihmat sociale e edhe tjetra që nuk ka punë e as ndihma sociale do të gjenden në një situatë tejet të vështirë ekonomike e sociale me këtë veprim të pa analizuar e të pamatur mirë. Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës i drejtohet partnerit të saj social – Qeverisë se ka bërë veprim të ngutshëm me miratimin e propozimit të këtillë, të propozimit të cilit është dashur t'i kushtohet kohë dhe t’i nënshtrohet analizës profesionale para se të miratohet. Besojmë se Qeveria është e vetëdijshme se miratimi i sotëm do të sjellë deri te përkeqësimi dhe rëndimi i mëtejshëm i situatës ekonomike e sociale të qytetarit”, thuhet në komunikatën e BSPK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat