Farizi: Shtrenjtimi i rrymës do të ndikojë në shtrenjtim të miellit dhe bukës

Ekonomi

Farizi: Shtrenjtimi i rrymës do të ndikojë në shtrenjtim të miellit dhe bukës

Më: 21 janar 2022 Në ora: 17:26
Muhamet Farizi

Muhamet Farizi, drejtor ekzekutiv i Shoqatës së Mullisëve të Kosovës, vlerëson se çmimi i bukës në vend po qëndron stabil, falë numrit të mullinjve aktiv.

“Nuk duhet frikësuar sepse nuk do të ketë shtrenjtim, ngase ka konkurrencë te mullisët dhe furrtarët. Ka rezerva shtetërore, por nuk duhet ngutur kur nuk ka krizë për bukë. E kam përcjellë ecurinë e shtrenjtimit, buka masive 400 gramë –  450 gramë rrallë ku është shtrenjtuar, diku nga 30 cent është bërë 40 cent”, është shprehur Farizi.

Ai ka thënë se çmimi i rritur i energjisë elektrike do të ketë ndikim në të ardhmen.

“Shtrenjtimi i rrymës elektrike do të reflektojë në shtrenjtim të miellit, ngase mullinjtë shpenzojnë rrymën dhe kostoja është e implikuar në llogaritje. Elementi i parë te mullinjtë është lënda e parë, pastaj energjia”.

Farizi më tej ka thënë se të korrat e verës së këtij viti, pavarësisht sasisë së grurit që do të jetë, nuk do të ndikojnë as në rënie as në ngritje të çmimit të bukës.

“Gjithçka varet se si do të ecin gjërat në nivel botëror”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat