Më 4 shkurt mbahet ankandi i Letrave me Vlerë

Ekonomi

Më 4 shkurt mbahet ankandi i Letrave me Vlerë

Më: 28 janar 2022 Në ora: 08:46
Ilustrim

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se më 04 shkurt 2022 do të mbahet ankandi i parë për vitin 2022.

Sipas komunikatës për medie, në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 25 milionë euro.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen 3 vite dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në komunikatë.

Ndërkaq, MFPT ka udhëzuar që për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të kontaktohet ndonjëra nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat