Rritja e çmimeve sfidon edhe bizneset në përmbushjen e kontratave me autoritetet publike

Ekonomi

Rritja e çmimeve sfidon edhe bizneset në përmbushjen e kontratave me autoritetet publike

Më: 14 mars 2022 Në ora: 16:27
Konferenca nga Oda e Afarizmit të Kosovës

Ngritja e çmimeve enorme fillimisht të ndikuara nga pandemia Covid-19 dhe tash si rrjedhojë e agresionit rus në Ukrainë, u ka shkaktuar humbje të mëdha financiare shumë bizneseve në Kosovë.

Kështu u tha sot në një konferencë për media nga Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) me temën për “Sfidat e bizneseve në përmbushje të kontratave publike”.

Krahas rritjes së çmimeve, anëtari i bordit të OAK-ut, Hasan Gigollaj tha se oda ka pranuar shumë ankesa nga bizneset anëtare për dëmet dhe humbjet e mëdha financiare që po u shkaktohen në përmbushjen e kontratave me autoritetet publike.

Ai tha se OAK kërkon nga qeveria dhe institucionet përkatëse që të ndërmarrin hapa konkret për të ofruar një zgjidhje për ri-negocimin e çmimeve dhe zbatimin e kontratave.

Gigollaj: Humbje të mëdha financiare po u shkaktohen disa bizneseve

“Gjatë javës që lamë pas Oda e Afarizmit të Kosovës në vazhdimësi ka pranuar kërkesa nga bizneset anëtare lidhur me dëmet dhe humbjet e mëdha financiare që po u shkaktohen këtyre të fundit në përmbushjen e kontratave të kontraktuara me autoritetet publike. Këto kontrata po hasin në vështirësi në përmbushje, pasi si rrjedhojë e rrethanave ta paparashikueshme me inflacionin që po ndodhë në botë. Lidhur me këtë çështje, Oda e Afarizmit të Kosovës ka realizuar edhe një takim konsultativ me bizneset anëtare, të cilat shfaqen humbje të mëdha që po u shkaktohen nga gjendja aktuale”, theksoi ai.

Më tej Gigollaj theksoi se implementimi i kontratave me kushte të kontraktuara do t’i vendoste bizneset para opsioneve të padëshiruara, siç është falimentimi, si dhe dhe shuarja e vendeve të punës.

Sipas tij, pjesa dërmuese e bizneseve si rezultat i pandemisë kanë perforumuar me humbje, ndërsa ndryshimet e fundit të krijuara nga lufta në Ukrainë, po ndikon që përveç çmimeve enorme, bizneset të hasin në vështirësi në zinxhirin e furnizimeve.

Gigollaj: Implementimi i kontratave me kushte të kontraktuara do t’i vendoste bizneset para falimentimit

“Oda Afarizmit të Kosovës përmes kësaj konference fton qeverinë e Kosovës si dhe organet kompetente që të ndërmarrin hapa konkret për të ofruar një zgjidhje siç është nxjerrja e ndonjë Udhëzimi administrativ, i cili do të mundësonte ri-negocimin e çmimeve dhe zbatimin e kontratave sipas praktikave ndërkombëtare. Pjesa dërmuese bizneseve si rezultat i pandemisë kanë perforumuar me humbje, ndërsa ndryshimet e fundit të krijuara nga lufta në mes Rusisë dhe Ukrainës po ndikon që përveç çmimeve enorme, bizneset po hasin në vështirësi në zinxhirin e furnizimeve. Si rrjedhojë operatorët ekonomik kanë nënshkruar kontrata me institucionet publike në kohën kur kishte një stabilitet të çmimeve. Ashtu që ndryshimi i këtyre rrethanave po bën që bizneseve t’u shkaktohen humbje të mëdha. Implementimi i kontratave me kushte të kontraktuara do t’i vendoste bizneset para opsioneve të padëshiruara nga asnjëra palë, siç është falimentimi si rrjedhojë dhe shuarja e vendeve të punës”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat