100 euro të ipet në formën e kuponave – bonave për blerje të prodhimeve vendore

Ekonomi

100 euro të ipet në formën e kuponave – bonave për blerje të prodhimeve vendore

Më: 12 prill 2022 Në ora: 15:58
Oda e Afarizmit të Kosovës

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) përshëndet vendimin e Qeverisë së Kosovës për masat e reja në kuadër të Pakos Emergjente e cila ka qëllim shtimin e mbështetjes për qytetarët.

Sipas deklarimeve të Kryeministrit Kurti dhe Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati në një konferencë për media, do të dyfishohet vlera e asistencës sociale për familjet që përfitojnë nga kjo asistencë, pensionistët do të përfitojnë nga 100 euro duke përfshirë këtu të gjithë personat që marrin pension bazik, pension kontributpagues, pension për personat me aftësi të kufizuara dhe pension të veteranit, do të mbështeten në shumë prej 100 euro rreth 300 mijë punëtorë të sektorit privat dhe rreth 80 mijë zyrtarë publik, do të shpërndahen 40 mijë pako ushqimore për familjet në nevojë implementimi i së cilës veqse ka filluar.

Poashtu në kuadër të kësaj pako emergjente sipas Qeverisë së Republikës së Kosovës të gjithë studentët do të mbështeteten në shumën prej 100 euro (rreth 80 mijë student). Kostoja totale e proklamuar për këto masa është mbi 100 milion euro.

Sipas Qeverisë, kjo pako do të aplikohet gjatë muajit Prill dhe nga e njejta do të përfitojnë rreth 800 mijë qytetarë ose praktikisht çdo familje e Republikës së Kosovës.

Oda e Afarizmit të Kosovës duke marrë parasysh masat e prezantuara, përshëndet këtë vendim, dhe propozon që vlera e prezantuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës në shumë prej 100 euro për të gjitha kategoritë e lartëcekura të ipet në formën e kuponave - bonave dhe të njejtat të shfrytëzohen për blerje të produkteve vendore ne markete.

Kështu do të kontribohet në mënyrë zinxhirore duke i dhënë një përkrahje prodhuesve vendor dhe ruajtjen e rritjen e të punësuarve duke e marrë parasysh gjendjen shumë të rëndë në punësim dhe kërkesa për tu larguar nga vendi. OAK kërkon nga Qeveria e Kosovës që të merret parasysh ky  rekomandim, në mënyrë që të tejkalohet me lehtë situata e krijuar dhe të ndihmohet ekonomia e vendit nga një kolaps potencial duke i parë cdo ditë vështirësitë që po i hasin bizneset nga situata e krijuar në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat