Ndarja e nga 100 eurove/ Eksperti i ekonomisë kritikon qeverinë, tregon çfarë po presin qytetarët

Ekonomi

Ndarja e nga 100 eurove/ Eksperti i ekonomisë kritikon qeverinë, tregon çfarë po presin qytetarët

Nga: G.B Më: 13 prill 2022 Në ora: 17:16
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës sot ka miratuar pakon e re, përmes së cilës do të ndahen nga 100 euro për muajin prill për zyrtarët publikë, privat, pensionistët dhe studentët.

Nga qeveria kanë bërë të ditur se nga pakoja nuk do të përfitojnë zyrtarët e qeverisë e as personat që kanë të ardhura më shumë se 1 mijë euro.

Ky vendim është kritikuar nga opozita dhe ekspertë të ekonomisë.

Profesori dhe eksperti i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, ka thënë se ky është tentim i manipulimit nga qeveria por që kjo është nuhatur nga qytetari, i cili e ka shprehur atë.

“Vlerësoj se këtë tentim të manipulimit të qeverisë me një pagesë prej 100 eurosh, qytetari dje e nuhatur dhe kudo që i është dhënë mundësia të shprehet është deklaruar se ky është thjeshtë një mashtrim nga qeveria e Kosovës sepse nuk është e drejtë që të marrin të gjitha kategoritë edhe ata që marrin 1 mijë euro për faktin që qëllimi është të mos marrin ata mbi 500 euro e tutje por ato kategori që janë më të ulëta”, është shprehur ai.

Image
Mustafë Kadriaj

Ai ka theksuar se nuk po dihet a është pako sociale apo ekonomike, derisa shton se qeveria po tenton t’i mbajë si votues pensionistët dhe studentët.

“Nuk në fakt nuk po dihet a është pako sociale apo ekonomike. Në pako sociale duhet të marrë vetëm shtresa sociale, ndërsa kjo po i ngërthen në vete edhe shtresat me të hyra më të larta ndërsa te pako ekonomike, kjo nuk është vlerë që mund të quhet pako ekonomike sepse një vlerë prej 100 euro nuk qëndron dhe ky është tentim i manipulimit dhe duke menduar qeveria që t’i mbajë thjesht si votues potencial shtresën e pensionistëve dhe studentëve në këtë drejtim nuk mund t’ia arrijë pasi kjo është një pagesë qesharake dhe qytetari ka pritur ndonjë pako ekonomike, si në nivel të bizneseve si në nivel të fuqizimit të portofolit të qytetarit”, ka vlerësuar ai.

Kadriaj shton se qytetarët po presin që t’i lejohet tërheqja e parave nga Trusti dhe kjo duhet të lejohet nga qeveria.

“Njëherësh qeveria duhet ta ketë të qartë që qytetari është duke pritur mundësinë për t’iu lejuar trusti që ta tërheqin djersën e vetë dhe kjo do të kishte qenë e mirë edhe për qeverinë sepse do të ishte liruar edhe vet buxheti i shtetit por në këtë drejtim qeveria as nuk merr hapa në pako ekonomike, as nuk lejon trustin por thjesht qeveria po mundohet t’i hedh hi syve qytetarëve por kjo nuk qëndron”, ka thënë eksperti i ekonomisë.

Sipas profesorit, kjo qeverisë do t’i kthehet bumerang dhe do t’i kthehet me votë në zgjedhje, pasi e kanë votuar për të sjellë ndryshime.

“Kjo do  t’i kthehet bumerang në të ardhmen sepse ashtu siç ka tentuar të sillet me sjellje jokorrekte, joserioze dhe në fakt qytetari ia ka dhënë besimin për një qeverisje ndryshe, për një mirëqenie më të lartë, më të mirë por jo një qeverisje edhe më keq se që ka qenë. Zhgënjimi i madh që është duke marrë çdo ditë qytetari, do t’i kthehet me votë qeverisë dhe partisë në pushtet”, ka deklaruar Mustafë Kadriaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat