Skenarët realë për luftimin e inflacionit

Ekonomi

Skenarët realë për luftimin e inflacionit

Msc. Egzon Kastrati Nga Msc. Egzon Kastrati Më 17 prill 2022 Në ora: 12:01
Foto ilustrim

Rritja e përgjithshme e nivelit të çmimeve pothujse ka prekur çdo sektorë e sidomos ka prekur në masë të madhe sektorin e furnizimit me të mira bazike. Kjo rritje e çmimeve është manifestuar me rrije të kostos se jetesës dhe ulje të standardit jetësor, marrë parasysh brishtësin socio-ekonomike që ka Kosova. Si pjesa më e madhe të vendeve të rajonit dhe më gjerë që kanë ndërmarr masa për t’iu dalur në ndihmë qytetarëve e sidomos kategorive sociale. Kosova duhe të hartojë një plan të veprimit në kuadër të cilit do të ndërmerren masa reaguese për ta ruajtur mirëqenien e qytetarëve.

Skenari i parë - lirimi në një periudhë 3 mujore nga norma e TVSH-së të gjitha produktet ushiqmore, edhe pse masë e veshtirë e realizueshme duke pas parasysh varësinë e madhe të buxhetit nga taksat dhe tatimet.

Skenari i dytë - indeksimi i pensioneve dhe pagave në vlerë të rritjës se çmimeve, pra të rritën pagat dhe pensionet në raport me infalcionin. Është intrument monetar për ta barasvlerësuar në një periudhë kohore të hyrat me këtë infalcion, rritet paga nominale por jo edhe ajo reale e shprehur si fuqi blerëse.

Skenari i tretë - fuqizimi i prodhuesve vendor e sidomos bujqëve përmes rritjes se subvencionimit gjatë kësaj periudhe kohore të të mbjellurave duke tentuar qe t’iu mundësojë rritjen e sipërfaqeve, por në të njejtën kohë edhe të mbjellurave me qëllim të plotësimit të kërkesave të konsumit të brendshëm  dhe zvogëlimi të hendekut të varësisë nga importi për këta artikuj bazik ushqimor.

Skenari i katërt - jo i preferuar tërheqja e mjeteve të trustit siç po proklamohet, realisht duhet të jemi skeptik rreth kësaj çeshtje për arsye se ato mjete janë fond i se ardhmës nga kontributdhenësit  dhe si i tillë duhet të mbetet dhe qeveria nuk duhet të shikojë në këtë fond e ndikimi tjetër është çrregullimi financiar i këtij fondi nga kjo tërheqje, marrë parasysh faktin se ka kontrata të nënshkruara si fonde investive në tregjet kapitale dhe injektimi i këtyre mjeteve sado që mund të shihet i dobishëm si vlerë nominale (monetare) rrit infalcionin. Qeveria duhet të jetë racionale në tejkalimin e kësaj krize sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat