Ekonimisti Bega: Tërheqja e trustit pensional është e dëmshme për ekonominë

Ekonomi

Ekonimisti Bega: Tërheqja e trustit pensional është e dëmshme për ekonominë

Më: 18 prill 2022 Në ora: 19:23
Ekonomisti, Erton Bega

Ekonomisti, Erton Bega, ka thënë se nuk duhet të tërhiqen para nga trusti në situatën e tanishme të vendit.

Në Info Magazine, ai ka theksuar se ka rritje të lartë të inflacionit.

“Tërheqja e trustit pensional apo kursimeve pensionale në këtë fazë kur ekonomia po ballafaqohet me një ngritje të lartë të çmimeve, me që  inflacioni në indeksin mesatar ka kaluar mbi 10 përqind muajin e kaluar, do të ishte e dëmshme për vet ekonominë”,ka thënë Bega.

“Në këtë fazë nuk është problem qarkullimi i parasë në ekonomi, problem është shkalla e lartë e inflacionit. Hedhja e parave në treg do të ndikonte edhe më tej ta stimulonte inflacionin dhe për rrjedhojë do të sillte një kundërefekt”.

Bega ka shtuar tutje se lejimi i tërheqjes së parave nga trusti nga ana e Qeverisë së Kosovës është politikë.

“Në mungesë të ideve kreative për të dalë dhe për të menaxhuar krizat që i kemi po tentojmë të gjejmë zgjidhje që njihen me lidhje të shkurtër, trusti pensional paraqet  kursime individuale të qytetarëve që janë të detyrueshme me ligj që duhet ta bëjmë për të pasur një pleqëri më të dinjitetshme”.

“Propozimet që vijnë për të tërhequr para nga trusti janë populiste dhe synime të caktuara elektorale se sa i që i përgjigjen situatës ekonomike, po bëhet politikë me këtë”, ka pohuar Bega.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat