Ministrja tregon ku u gjet naftë me përmbajtje të tepruar të sulfurit

Ekonomi

Ministrja tregon ku u gjet naftë me përmbajtje të tepruar të sulfurit

Më: 19 prill 2022 Në ora: 16:17
Foto ilustrim

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, kanë evidentuar katër kompani të derivateve të naftës se nuk kanë cilësi të duhur, prandaj atyre iu është revokuar leja.

Kompanitë të cilave iu është revokuar licenca janë: “Kosova Refinery”, “Kulla Exim”, “In OIL”, “Petrol Company”, ka njoftuar ministrja Hajdari në një konferencë për medie.

Në një konferencë për medie, ministrja Rozeta Hajdari dhe drejtori i Përgjithshëm, Agron Llugaliu, thanë se kjo është bazuar në fakte të cilat i ka konstatuar Dogana.

Sipas tyre, inspektorati në bashkëpunim me Doganën dhe ATK-në ka gjetur se një numër i madh i shitësve ka tejkaluar marzhën tregtare të lejuar me vendimin e Qeverisë.

Ministrja Hajdari, tha se katër kompanive që merren me derivate të naftës u është revokuar leja.

“Ne si ministri kemi revokuar dhe pezulluar 4 subjekteve lejet për importin e lëndës së parë, deponimin e lëndës së parë dhe produktit final. Dogana e Kosovës ka kryer analiza dhe kontrolle te katër subjektet që merren me përpunimin e produkteve të naftës. Aty ka gjetur parregullsi të shumta që pengojnë mbikqyrjen dhe rrezikojnë cilësinë e produkteve dhe mund t’i sjellin dëm buxhetin të shtetit”, është shprehur ajo.

Më tej, ministrja Hajdari theksoi se Dogana ka pezulluar dhe nuk ja ka vazhduar autorizimet katër subjekteve.

Ajo ka shtuar se Ministria që drejton ua ka revokuar dhe pezulluar këtyre subjekteve edhe lejet e importit të lëndës së parë dhe shitjen me shumicë të produktit final.

“Ne si ministri e Industrisë kemi revokuar dhe pezulluar 4 subjekteve lejet për importin e lëndës së parë, deponimin e lëndës së parë dhe produktit final dhe shitjen me shumicë të produktit final, që është vaji i rëndë ose mazut. Njërit subjekt ia kemi pezulluar edhe lejen për importin e vajrave të rënda”, është shprehur ajo.

Hajdari ka thënë po ashtu se në kazermat e FSK-së është gjetur naftë me përmbajtje të lartë të sulfurit.

“Gjatë javëve të fundit kemi marrë dhe testuar disa mostra të dizellit në kazermat e FSK-së. Kemi “gjetur shumë raste të jokonformitetit. Në një rast kemi gjetur disel me përmbajtje të sulfurit prej 77.4 miligram për kilogram që tejkalon shumëfish shkallën e lejuar prej 10 miligram për kilogram. Për këto raste do të njoftojmë edhe prokurorinë”, ka thënë ajo.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, deklaroi se nga kontrolli i kryer ndaj katër subjekteve, nuk është gjetur “ndonjë interes për vendi”, derisa shtoi se në vendin e hetimeve, kamerat e vendosura nuk i ruanin xhirimet.

“Dogana e Kosovës bazuar në licencat që ministria ka lëshuar nder vite me autorizime që kanë mundësuar që dy kompentë të vajrave të rëndë të përzihen me një proces i cili mundëson që të ulë përqindjen e sulfurit në normat e lejuara. Ndër vite ka pasuar vështirësi të mbikëqyrjes së problemit. Nuk ka pasur ndonjëherë ndonjë veprim i cili e adreson këtë rrezik, përveç çështjes në të hyra ka pasur rrezik edhe në cilësinë e derivateve në tregun e brendshëm. Për këtë proces të homogjenizimit, këto kompani kanë përfituar nga lirimi në taksë të akcizës. Nga kjo është mundësuar të ketë shmangie të pakontrollueshme të të hyrave”, tha drejtori tha Llugaliu

“Kodi doganor ka mundësuar qe për subjektet që krijojnë vlera për ekonomi, fa lejoj në procedurë të pezullimit të taksave të prodhohen produkte sikur këto me kush që është në interes ekonomik të vendit. Në  kontrollin që e kemi bërë te këto 4 subjekte e kemi pasur që nuk ka pasur interes ekonomik vendi”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat