Sot në Prishtinë do të mbahet forumi ekonomik Kosovë-Austri

Ekonomi

Sot në Prishtinë do të mbahet forumi ekonomik Kosovë-Austri

Më: 21 prill 2022 Në ora: 07:47
Foto ilustrim

Sot do të mbahet Forumi Ekonomik Kosovë-Austri në Prishtinë, i cili do të bashkon 16 kompani nga Austria me kompani nga Kosova nga dhjetë sektorë të ndryshëm, me qëllim promovimin e biznesit dhe nxitjen e investimeve të mëtejshme direkte nga kompanitë austriake në Kosovë.

07:18 / 21.04.2022

Sot në Prishtinë do të mbahet forumi ekonomik Kosovë-Austri

Sot do të mbahet Forumi Ekonomik Kosovë-Austri në Prishtinë, i cili do të bashkon 16 kompani nga Austria me kompani nga Kosova nga dhjetë sektorë të ndryshëm, me qëllim promovimin e biznesit dhe nxitjen e investimeve të mëtejshme direkte nga kompanitë austriake në Kosovë.

A.BELA, RTK

"Forumi Ekonomik do të pasohet nga Takimi i 5-të i Komitetit të Përbashkët Ekonomik Austri-Kosovë. Forumi Ekonomik do të hapet mje një fjalim nga ambasadori i Republikës së Austrisë në Republikën e Kosovës, Christoph VVeidinger dhe shefii Odës Ekonomike së Austrisë në Kosovë, VVilhelm Nest.

Fjalën rasti do të mbajë kryeministri Albin Kurti, duke vazhduar me adresim nga ministrja e Industrisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari. Më pas, do të zhvillohet një diskutim paneli me Kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi dhe Zuzana Zavarska, ekonomiste në Institutin e Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare, si dhe prezantime nga Oda Ekonomike e Austrisë, Raiffeisen Bank Kosova, KIESA, innovation Center Kosovo (ICK), ITP Prizren dhe Agjencia Austriake për Zhvillim. Ndësa pasdite, kompanitë nga Austria dhe Kosova do të kenë mundësinë të eksplorojnë për mundësitë gjatë takimeve 828 të personalizuara" thuhet në komunikatën për media të Ambasadës Austriake  në Prishtinë.

Ambasadori austriak Christoph VVeidinger thotë: “Forumi Ekonomik Kosovë Austri përbën një manifestim të mëtutjeshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera dhe shumë të ngushta në shumë fusha që ekzistojnë mes dy vendeve tona. Me Austrinë që tashmë është investitori i katërt më i madh në Kosovë, Forumi Ekonomik do të forcojë më tej marrëdhëniet e biznesit ndërmjet ndërmarrjeve nga Austria dhe Kosova, duke krijuar kështu një situatë të favorshme për ekonomitë e të dy vendeve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat