Oda Ekonomike Amerikane kundër tërheqjes së mjeteve nga Trusti

Ekonomi

Oda Ekonomike Amerikane kundër tërheqjes së mjeteve nga Trusti

Më: 22 prill 2022 Në ora: 11:24
Foto ilustrim

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) ka shprehur shqetësimin e saj për nismat legjislative për të mundësuar tërheqje e mjeteve nga Trusti Pensional.

OEAK përmes një komunikate për media ka thënë se masat e tilla janë në kundërshtim me qëllimin për të cilin fondi ekziston.

Oda Amerikane beson fuqishëm që masat e tilla janë në kundërshtim me qëllimin për të cilin fondi i kursimeve pensionale ekziston dhe që masa do të kishte përfitime afatshkurta socio-ekonomike. Kursimet pensionale të qytetarëve duhet të mundësojnë një standard të dinjitetshëm të jetesës pas pensionimit të tyre, prandaj reduktimi i vlerës së kursimeve pensionale do të cenojë standardin e jetesës në moshën pas pensionimit”, thuhet në komunikatë.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë i bënë thirrje Qeverisë që të konsiderojë rishikimin e politikave tatimore për produktet esenciale ashtu që ta bëjë të përballueshme situatën aktuale të çmimeve të ngritura për qytetarët e Kosovës, e veçanërisht atyre me nivel më të kufizuar të të ardhurave.

Qeveria e Kosovës ka deklaruar në mbledhjen e së enjtes se tërheqja e mjeteve nga Trusti nuk i ndihmon kategoritë në nevojë, pasi sipas arsyetimit, “edhe vet përqindja e fondit personal të tyre është e ulët”.

Qeveria ka thënë se me kursimet e pleqërisë nuk duhet abuzuar, duke e konsideruar kërkesën për tërheqjen e një pjese të mjeteve si të mangët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat