Në shkurt të këtij viti Kosova importoi 272.97 GWh rrymë, ndërsa eksportoi 182.85 GWh

Ekonomi

Në shkurt të këtij viti Kosova importoi 272.97 GWh rrymë, ndërsa eksportoi 182.85 GWh

Më: 22 prill 2022 Në ora: 17:15
Foto ilustrim

Gjatë muajit shkurt të këtij viti Kosova ka importuar 272.97 GWh energji elektrike, ndërsa ka eksportuar 182.85 GWh.

Kështu është bërë e ditur nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), e cila ka publikuar Statistikat e Energjisë për muajin shkurt 2022 me të dhënat për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve tjerë.

“Në muajin shkurt të vitit 2022 prodhimi bruto nga: termocentralet i energjisë elektrike ishte 548.04 GWh; hidrocentralet energjisë elektrike ishte 4.17 GWh; si dhe prodhimi bruto nga era dhe ajo solare e energjisë elektrike ishte 38.37 GWh”, thuhet në njoftimin për media.

Tutje thuhet se raport thuhet se energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 680.7 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 469.92 GWh, ose 7.39% më i madh sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak.

“Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 8.43%”.

Ndërkaq, prodhimi i thëngjillit ishte 7.81 mijë ton, ose rreth 5.27% më shumë sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat