Limani: Tërheqja e mjeteve nga Trusti do të ndihmonte qytetarët për të përballuar çmimet e larta

Ekonomi

Limani: Tërheqja e mjeteve nga Trusti do të ndihmonte qytetarët për të përballuar çmimet e larta

Nga: M.H. Më: 27 prill 2022 Në ora: 13:37
Prof.Dr.Musa Limani

Gjatë ditës së sotme deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu ka bërë të ditur e Projektligji që mundëson tërheqjen e deri 30% të mjeteve nga Trusti u është shpërndarë sot deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Ai gjithashtu bëri thirrje për të votuar këtë projektligj, për të mirën e popullit, përcjell “Bota sot”.

Haxhiu beson se deputetët do të dëgjojnë zërin e qytetarëve dhe do të mbështesin këtë Projektligj.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori i ekonomisë, Musa Limani.

Profesori thotë që duke marr parasyshë rritjen e çmimeve atëhere lejimi i tërheqjes së një pjese të trustit do të ishte një ndihmes për qytetarët.

Unë në intervistat e mia lidhur me tërheqjen e mleteve të trustit kam dhënë mendimin tim profesional, se në ketë monent të ngritjes së çmimebe enormë të artikujve bazë, naftes dhe dervateve të naftës, pjesa dërmiese e popullates nuk mund ti përballoj. Madje, në mugesë të mbështetjes së qeversë ndaj konsumatërve, isha dhe jam për lejimin e tëtheqjes së një pjese të mjeteve të tristit, aq më parë kur dihet se ato janë kursime individuale. Këso fondesh ka edhe në vendet e Perënmit, por atyre u lejohet të tërheqin këto mjete nga këto fonde sipas nevojës së kursimtarve”, u shpreh ai.

Më tej, profesori thotë që me lejimin e trustit atëhere do të zbutet situata e rëndë dhe me këtë rastë do të ketë përfitime edhe qeveria nëpërmjet TVSH.

Me lejimin e tërheqjes së këtyre mjeteve, do të zbutet situata e rëndë sociale te të punësuarit me paga të ulta, që përvshni pjesën më madhe të të punësuarve. Po ashtu, me ketë rast do të ketë përfitime edhe qeveria nëpërmjet TVSH, sepse do të rritet konsumi, si dhe prodhesi”, theksoi ai.

Në fund, ai nënvizon që Mos lejimi i tëtrheqjes të ketyre mjeteve do të shtojë problemet sociale.

“Mos lejimi i tëtrheqjes të ketyre mjeteve do të shtojë problemet sociale, varfërinë dhe rënien e standardit jetëor te pjesa dërmiese e popullares në Kosovë”, përfundoi Limani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat