Qeveria e Kosovës emeton Letra me Vlerë prej 20 milionë euro

Ekonomi

Qeveria e Kosovës emeton Letra me Vlerë prej 20 milionë euro

Më: 29 prill 2022 Në ora: 06:05
Ilustrim

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) ka bërë të ditur se sot do të mbaj ankandin e katërt për vitin 2022.

Në këtë ankand, do të bëhet Rihapja e Obligacionit 7 vjeçar të emetuar paraprakisht më 30 prill 2021.

Vlera e emetuar sipas MFPT-se do të jetë 20 milionë euro me frekuencë të pagesës së interesit çdo 6 muaj.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat