Në tre muajt e parë 25 për qind më pak udhëtarë në transportin hekurudhor në krahasim me vitin e kaluar, rritje prej 47 për qind e fluturimeve

Ekonomi

Në tre muajt e parë 25 për qind më pak udhëtarë në transportin hekurudhor në krahasim me vitin e kaluar, rritje prej 47 për qind e fluturimeve

Më: 29 prill 2022 Në ora: 14:41
Foto ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit” për tremujorin e parë (TM1) 2022, me të dhëna mbi Transportin Ajror, Hekurudhor, Rrugor dhe Telekomunikimin.

Në territorin e Kosovës gjithsej janë 333 km binarë hekurudhorë për transport.

Në tremujorin e parë (TM1) të vitit 2022, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi ishte rreth 13 000, ku krahasuar me TM1 2021 numri i pasagjerëve është zvogëluar për 25%.

Ndërkaq, transporti i mallrave me tren në TM1 të vitit 2022 ishte rreth 114 000 ton.

Sa i përket numrit të fluturimeve në TM1 2022 ishte 1 936, në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 2021) ka rritje për 47 për qind.

Numri i udhëtarëve, që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti ishte rreth 524 mijë, ku në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 2021) ka një rritje për 65 për qind. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat