​MINT fton qytetarët t’i adresojnë ankesat për çdo keqpërdorim me çmimet në treg

Ekonomi

​MINT fton qytetarët t’i adresojnë ankesat për çdo keqpërdorim me çmimet në treg

Më: 29 prill 2022 Në ora: 20:11
Foto ilustrim

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka ftuar qytetarët e Republikës së Kosovës që edhe në ditët festive, të vazhdojnë të adresojnë ankesat e tyre.

Në çdo rast që gjykojnë se ka keqpërdorim apo manipulim lidhur me çmimet në treg.

“Qytetarët inkurajohen të njoftojnë menjëherë Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit në numrin e telefonit 0800 11000 ose në platformën: https://konsumatori.rks-gov.net/ 

Mbrojtja e konsumatorit është ndër prioritetet e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat